Vinicius, ylli i Real Madrid që qau sepse ishte tifoz i Barcelona-s

26 Tetor 2021
15:29
Denis Hakanaj
back button

Vinicius Junior po shkëlqen me fanellën e Real Madrid, por në orët e fundit kanë dalë disa zëra në lidhje me skuadrën e zemrës.

Andre Cury, ish-bashkëpunëtor i Barcelona-s për merkaton amerikanjugore, ka thënë se braziliani ka qarë për klubin katalanas.

“Menaxherët e Vinicius kanë qenë disa miq të mi, por më kanë tradhtuar. Vini ishte tifoz i Barcelona-s, aq sa ka qarë për fitoren 6-1 të Barçës kundër PSG-së”, ka thënë Cury për SER Catalunya.

“E ka ndjekur gjithmonë Barcelona-n, edhe pse në fund është transferuar te Real Madrid”.

Megjithatë, sipas Marca-s, duket se ka disa mesazhe të vetë Vinicius që ngrenë dyshime për fjalët e thëna nga Cury. Në fakt, një nga menaxherët e sulmuesit ka zbuluar mesazhet e lojtarit kur ai ka vendosur të transferohet nga Flamengo te Real Madrid:

“Do të shkojmë te klubi më i bukur në botë”, ka shkruar Vinicius. “Do të shkojmë te Real Madrid”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit