“Vinicius-it e tjerë” që thanë se do fitojnë “Topin e Artë”

20 Mars 2019
15:01
back button

“E shoh veten time duke fituar ‘Topin e Artë’ në moshën 25-26 vjeçare”, tha Vinicius Junior i Real Madrid në një intervistë në Spanjë.

Një deklaratë shumë e fortë dhe me ambicie të larta nga braziliani që shikohet si ndër lojtarët me të ardhme të madhe në vitet e ardhshme. Edhe më herët kanë guxuar disa lojtarë ta thonë këtë deklaratë, por nuk kanë mundur ta mbajnë premtimin e bërë në momentet e tyre më të mira.

Jese Rodriguez

Në janar të vitit 2014, ai deklaroi për “Cadena Ser”: “Në katër vite e shoh veten duke fituar ‘Topin e Artë’”, që në atë kohë ishte momenti më i mirë në karrierën e tij.

Më pas ai pësoi një rënie drastike me Ancelottin në Madrid, i ndikuar edhe nga dëmtimi në gju që e ndaloi atë dhe i uli marshet e lojës dhe pas dy vitesh në Madrid u largua.

Robinho

“E di se futbolli është për këtë dhe po punoj fort. Në 2-3 vitet e ardhshme mund të fitoj ‘Topin e Artë’ ose ‘Lojtari më i Mirë’”, deklaroi braziliani në vitin 2006.

Pas shumë ndeshjeve dhe shumë parregullsi, ish-sulmuesi i Santos nuk triumfoi me Real Madridin dhe përfundoi duke lënë kryeqytetin e Spanjës në vitin 2008 drejt Manchesterit. Një yll që u shua gjatë viteve. 

Mesut Ozil

Gjermani firmosi për Real Madridin pasi shkëlqeu në Kupën e Botës 2010 dhe ekipi i Chamartín kishte vënë shumë shpresë tek ai, madje edhe për të fituar trofeun e dhënë nga “France Football”. Në fakt, kishte një bonus për të në kontratën e tij nëse e fitonte

Megjithatë, Ozil shkoi në Arsenal pas tre për tre vjet nuk luajti rregullisht me “Los Blancos”. Ishte atje, në vitin 2015, kur ai guxoi të pretendonte se mund ta fitonte atë në një intervistë për “Sport Bild”:"Më duhet të vazhdoj të përmirësohem dhe të jem në formë, unë dua të përqendrohem tek ‘Topi i Artë’ në vitet e ardhshme".

Mario Balotelli

Sulmuesi i pabindur deklaroi në vitin 2016 gjatë Europianit me Italinë se një ditë do të fitonte “Topin e Artë”.

Asokohe ishte tek Liverpool dhe ishte në një nivel që nuk pritej dhe ai ia doli të kualifikojë Italinë dhe më pas deklaroi: "Nga 1-10 unë jam tek 5-sa dhe pak nga pak po shkoj tek 10-ta. Sepse dua të shkoj atje, të fitoj ‘Topin e Artë’”, deklaroi Supermario.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit