Virus i paparashikueshëm, NBA mund të ndryshojë planet në momentin e fundit

2 Korrik 2020
11:51
Telesport
back button

NBA është gati të rinisë më 30 korrik në Orlando, por situata në Amerikë nuk aspak e qetë. Rritjet e rasteve me Covid-19 në shtetin e Florida dhe fakti se mjaft basketbollistë kanë dalë pozitiv me koronavirus ka bërë që rikthimi në parket të jetë me shumë pikëpyetje. Madje mjaft basketbollistë kanë thënë se nuk do të luajnë e disa të tjerë janë ende në dyshim.

Komisionieri Adam Silver, njeriu që menaxhon NBA-në, duke folur për mediat tha: “Nuk e mbajmë këmbën te gazi për të rinisur me çdo kusht apo për të shkuar përtej limiteve. Ajo që kemi mësuar në këto muaj është se ky virus është i paparashikueshëm. Nëse kushtet do të ndryshojnë, atëherë edhe ne mund të ndryshojmë planet tona në momentin e fundit”.

Aktualisht në Florida është arritur shifra e 152 mijë të prekurve dhe 24 orët e fundit Amerika arriti rekordin e 50 mijë të infektuarve. “Ne kryejmë teste çdo ditë dhe në rast se në zonën ku do të kryhet grumbullimi i skuadrave ka një numër të konsiderueshëm rastesh pozitivë do të detyrohemi të ndalemi. Nuk bëjmë plane afatgjata, do t’i marrim ditët një e nga një. Askush të mos mendojë se mund t’i shpëtojë virusit, ai është aty mes nesh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit