“Vit tranzicioni, por unë jam trajner që nuk duroj dot shumë”

2 Dhjetor 2019
8:54
Telesport
back button

Humbja 1-0 që Atletico Madrid pësoi ndaj Barcelonës ka prishur disi planet e skuadrës “colchoneros”, që tashmë ka zbritur në vendin e pestë të renditjes në La Liga. Gjithsesi, trajneri Diego Simeone nuk ndjen keqardhje: “Djemtë e mi dhanë maksimumin dhe po tregojnë në fushë gjithçka që unë u kam kërkuar. Messi bëri diferencën. Ishte në heshtje gjithë ndeshjen, porn ë fund ishte vendimtar”.

Me pak më shumë fat, topi do të rikthehet të hyjë në rrjetë dhe të shënojmë, nuk do të godasë më vetëm shtyllat e portës kundërshtare. Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se ky është një vit tranzicioni, ku do të ketë edhe luhatje. Unë jam një nga ata që nuk duroj shumë, por këtë vit ndryshuam shumë dhe kemi nevojë për pak kohë”, tha Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit