Vitet kalojnë, por CR7 nuk ndryshon: “Ja çfarë e zemëron më shumë në stërvitje”

9 Qershor 2023
15:03
Denis Hakanaj
back button

“Jeta e Ronaldo-s është shumë serioze”. Kështu fillon rrëfimi i Abdulrahman Ghareeb, shoku i skuadrës i Cristiano Ronaldo-s në lidhje me portugezin dhe qasjen e tij ndaj seancave stërvitore dhe eksperiencës në Arabi.

Siç ka bërë të ditur Goal, lojtari ka komentuar me fjalë shumë të ëmbla eksperiencën në krah të CR7 duke theksuar urinë e madhe për fitore dhe impenjimin e madh të pesë herë fituesit të Topit të Artë çdo ditë në fushë.

“Jeta e CR7 është shumë serioze. Ai e merr shumë seriozisht. Zemërohet kur humb në stërvitje pavarësisht se ka fituar shumë trofe dhe çmime individuale në Europë. Vjen në stërvitje më herët se shumë lojtarë të tjerë”, ka shpjeguar Ghareeb.

Në lidhje me marrëdhënien e tyre: “Cristiano më mbështet shumë. Falë tij ndjek stërvitjet me më shumë entuziazëm. Nëse jam i lumtur? Stërvitem me CR7, si mund të mos jem?”.

Me pak fjalë, pavarësisht kalimit të viteve dhe skuadrave të ndryshme, Cristiano Ronaldo nuk ndryshon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit