Viti bardheblu: pas Kupës U-17, Tirana “gllabëron” edhe Kupën U-19!

1 Mars 2020
19:27
back button

Pas triumfit në finalen e Kupës U-17, Tirana merr edhe Kupën U-19, teksa skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli ka triumfuar me rezultatin 3-2 ndaj Shënkollit në finalen e luajtur sot në “Air Albania Stadium”.

Pas pjesës së parë që ka qenë thuajse në ekuilibër, në të dytën bardheblutë kanë qenë më kërkues dhe dominues. Ekipi i Devollit gjeti golin në minutën e 60-të me Ukun, ndërsa Elezi do të dyfishonte më pas. Në fund të ndeshjes vijnë edhe tre gola, pasi është Shënkolli me Marku që realizon dhe më pas Tirana me Stafa, që shlyen edhe gabimin në penalltinë e humbur. Hoxha realizon golin e 2-të për Shënkollin dhe ndeshja mbyllet 3-2 për Tiranën!

 Tirana: Kodra; Cici; Malo; Musai; Abazaj; Gjumsi (Nurja); Cejku (Koni); Hasaj (Elezi); Avdiu (Tafa); Bashaj (Sefa); Stafa (C)

Shënkolli: Simoni; Hoxha; Pica; Mataliaj; Marku; Kalthi (Martinaj); Marku (C); Ndoj; Daija (Bisha); Djala; Uku (Kolindreu).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit