“Viti më i keq i karrierës dhe i jetës”, Fabregas: Ja çfarë dua tani

14 Maj 2022
20:07
Denis Hakanaj

Mes Cesc Fabregas dhe Monaco ka mbaruar. Mesfushori 35-vjeçar, i cili vjen nga një sezon i turbulluar në Principatë, nuk do ta rinovojë kontratën që e lidh me klubin francez, por përjashton kategorikisht idenë për t’u tërhequr.

LAMTUMIRË – Fabregas nuk ka lënë hapësira për interpretime në lidhje me vazhdimin e karrierës së tij. “Pavarësisht gjithçkaje, jam dhe mbetem i sigurt se mes meje dhe Monaco ka mbaruar. Kontrata ime skadon qershorin e ardhshëm dhe po kërkoj një fillim të ri”, ka thënë spanjolli për revistën So Foot.

“Kam jetuar vitin më të keq të karrierës, por edhe të jetës. Kam vuajtur shumë, ka qenë e vështirë mbi të gjitha në aspektin mendor.

“Megjithatë, ndihem me fat sepse e kam jetuar këtë eksperiencë në moshën 35 vjeç dhe jo 19, pasi kam fituar pothuajse gjithçka dhe pasi kam luajtur 900 ndeshje si profesionist. Mund të kishte shkuar edhe më keq”.

PERSPEKTIVA – Profesioni i trajnerit është një mundësi, por për të ardhmen e largët. Spanjolli, në fakt, ndihet akoma një futbollist.

“Në javët e fundit kam marrë dy ose tre telefonata nga disa ish-trajnerë të mi. Donin të dinin qëllimet e mia, të kuptonin se çfarë planesh kisha”, ka thënë Fabregas.

“Dikush më ka pyetur edhe nëse isha i gatshëm të bëhesha pjesë e stafit të tij. Nuk jam kundër idesë, por nuk dua të largohem akoma nga futbolli i luajtur.

“Ndihem akoma një futbollist, e di se mund të je, nuk besoj se ka ardhur akoma momenti për të thënë mjaft sepse jam akoma në gjendje të mbaj ritmin e shokëve të skuadrës. Dua ta shijoj akoma edhe pak futbollin.

“Nuk kam preferenca të veçanta as për vendin dhe as për kampionatin, dua ta mbyll këtë sezon dhe më pas të përqendrohem tek e ardhmja. Do të zgjedh projektin që do të më duket më i përshtatshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit