Vitin e shkuar luante në kategorinë e tretë, sot i jep Cagliarit gëzimin në të ’90 (VIDEO)

8 Dhjetor 2019
17:42
back button

Një Sassuolo i madh, njësoj si me paraqitjen me Juventusin, nuk arrin që të marrë 3 pikë edhe ndaj Cagliarit, teksa ka bërë hara-kiri në pjesën e dytë, pasi kryesonte 2-0. Ishte një penallti e humbur nga Berardi (që shënoi golin e parë të ndeshjes) ajo që ndoshta ka ndikuar dhe jo pak.

Në fakt, pas golit të të zakonshmit Joao Pedro, Cagliari në fund arriti që të realizonte edhe golin e 2-2 me një sulmues që deri përpara një viti luante në kategorinë e tretë i huazuar te Olbia (Daniele Ragatzu), duke marrë një pikë me shumë vlera në “Mapei Stadium”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit