Vjen nga Brazili, Tirana zyrtarizon qendër-sulmuesin 25-vjeçar

10 Janar 2022
11:35
Alfred Lleshi

Tirana zyrtarizon një qendër-sulmues brazilian. Ai ka luajtur edhe më parë në Shqipëri, konkretisht me Kastriotin. Gjatë eksperiencës me krutanët në Superiore, Devid De Silva ka shënuar 10 gola në 29 ndeshje, gjatë sezonit 2020-2021. Ai do të jetë alternativë e anglezit Michael Ngo’o, i cili është i dëmtuar.

Ja njoftimi i klubit bardheblu:
Mirësevjen Devid De Silva!
Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e merkatos së dimrit dhe ai është sulmuesi Devid De Silva. 25 vjeçari ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve të klubit dhe pas kryerjes së të gjitha analizave mjekësore u zyrtarizua afrimi i tij në klub. Sulmuesi shtatlartë pritet të dalë sot në seancën stërvitore për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit