Vjen nga Krocia, Vllaznia emëron trajnerin e ri

25 Nëntor 2019
14:03
Alfred Lleshi
back button

Nuk ka zgjatur shumë tranzicioni në stolin e kuqebluve të besketit. Pas shkarkimit të Nikolai Gospodinov nga drejtuesit, është zgjedhur pasuesi i tij. Ai është kroati Vladimir Ivankovic. Ja deklarata për mediat, me këtë rast:

“Klubi i Basketbollit Vllaznia njofton se trajneri i ekipit të basketbollit të meshkujve z.Nikolai Gospodinov ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i pankinës së kuqebluve, e cila është pranuar nga drejtuesit e klubit me qëllimin e mirë për arritjen e rezultateve të dëshiruara dhe objektivave të klubit të Basketbollit të Vllaznisë. Ndërkohë drejtimi i skuadrës i është besuar kroatit Vladimir Ivankovic i cili do të fillojë punë direkt me ekipin duke filluar nga dita e nesërme”.

Çmimet / arritjet si trajner
Fituesi i Kupës Kroate – 2013, 2014
Kampion i Kroacisë – 2013
Kampioni i divizionit të dytë kroat – 2010
Fituesi i Kupës Austriake – 2016
Kampion i Austri-Sllovaki – 2016
CEWL, vendi i dytë – 2016
Trajneri më i mirë kroat – 2012, 2013
Kampion i Kroacisë me U-16 si ndihmëstrajner – 1994, 2012, 2013
Finalist i kampionatit kroat me U-18, si ndihmëstrajner – 2013, 2014

Ai ka 25 vite përvojë të suksesshme në basketboll (femra dhe meshkuj) në nivele të ndryshme (nga shkollat e basketbollit deri në Euroligë). Pjesëmarrës në Kupat Europiane (Eurocup W, Euroleague W), Liga e Adriatikut (MZRKL), Liga e Europës së Mesme (MEL) dhe Liga e Europës Qendrore për Femra (CEWL). Ka mbi 85 lojëra ndërkombëtare në nivel klubi. Kroati zotëron licensat e mëposhtme:
LICENCA “FIBA COACH”
LICENCA “CROATIAN COACH”
LICENCA A “GERMANY COACH”
LICENCA A “AUSTRIAN COACH”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit