Vlahovic-i injoroi Arseanl-in, Arteta shkon në Amerikë për të realizuar ëndrrën e re

27 Janar 2022
17:03
Denis Hakanaj
back button

Para se të shkonte në Dubai për grumbullimin e shkurtër dimëror të Arseanl-it, Mikel Arteta ka fluturuar në Amerikë (më saktësisht te Denver) për të diskutuar në lidhje me merkaton e Topçinjve me presidentin Sten Kroenke.

Tema kryesore, sipas Telegraph, ka qenë blerje e një qendërsulmuesi që iu duhet londiniezëve.

Pas Vlahovic ka zgjedhur të transferohet tek Juventus, Arteta duket se ka vënë në shënjestër Alexander Isak dhe Dominic Calvert-Leëin, por çmimi i tyre është shumë i lartë (90 milionë euro për suedezin e Real Sociedad, 60 për anglezin e Everton-it).

Ndër të tjera, duket se është folur edhe për të ardhmen e Pierre-Emerick Aubameyang, që mund edhe të shitet te një klub europian pavarësisht sirenave nga Arabia Saudite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit