Vlahovic, menjëherë në podium. Vetëm dy lojtarë janë paguar më shumë në merkaton e janarit

25 Janar 2022
16:41
Denis Hakanaj
back button

Transferimi gjithmonë dhe më i mundshëm i Dusan Vlahovic nga Fiorentina tek Juventus për 75 milionë euro (70 + 5 si bonus) ngjitet menjëherë në podiumin e operacioneve më të kushtueshme të të gjithë kohërave në merkaton e dimrit.

Operacioni Vlahovic, nëse do të realizohet, pozicionohet në vendin e tretë, vetëm mbrapa Coutinho-s dhe Van Dijk: të dy të realizuar në janarin e 2018-ës, me brazilianin që është transferuar nga Liverpool-it të Barcelona për 135 milionë euro, ndërsa holandezi ka shkuar nga Southampton te Liverpool për 84.6 milionë euro.

Mbrapa krahëve të Vlahovic kemi Laporte, i cili është transferuar te Manchester City për 65 milionë euro dhe Pulisic te Chelsea për 64 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit