Vlen më shumë se 70 mln euro, Liverpool do 18-vjeçarin e Dortmund-it

27 Tetor 2021
15:44
Denis Hakanaj
back button

Tre gola dhe 6 asiste në 14 ndeshje, mesfushori i ri dhe i talentuar i Borussia Dortmund, Jude Bellingham ka përfunduar në shënjestrën e një klubi të madh të Premier League.

Sipas Bild, bëhet fjalë për Liverpool-in, me Jurgen Klopp që e vlerëson shumë lojtarin. Për momentin bëhet fjalë vetëm për një interesim dhe asgjë më shumë.

Kjo edhe sepse verdhezinjtë nuk kanë ndërmend ta shesin mesfushorin e datëlindjes 2002, i cili vlerësohet që tani mbi 70 milionë euro dhe, mbi të gjitha, ka një kontratë deri në vitin 2025.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit