Vlera e ekipeve të Super League është e frikshme, por Milan…

20 Prill 2021
20:00
Denis Hakanaj

Super League sapo është lajmëruar, por po vendos që tani rekord pas rekordi. Edhe sipas raportit të fundit të bërë nga CIES, që analizon vlerën e skuadrave në pesë kampionatet kryesore europiane, skuadrat më të shtrenjta janë ato të përfshira në kompeticionin e ri për klube.

Mes skuadrave me vlerën më të lartë, vendet e para mbahen nga klubet themeluese: në krye është Manchester City, me një vlerë totale të skuadrës 1.3 miliardë euro.

Skuadra e Guardiola-s është para gjithë klubeve të tjerë anglezë: Manchester United (1,16 miliardë euro) dhe Chelsea (1,11 miliardë).

Në këmbët e podiumit, Barcelona është në vend të parë mes skuadrave jo angleze, me një vlerë skuadre 991 milionë euro. Ndjekin Liverpool me 897 milionë dhe Real Madrid me 840 milionë.

Sipas klasifikimit të përpunuar nga observatori i njohur i futbollit, Juventus është e para mes italianeve (në vendin e shtatë të renditjes), me një vlerë skuadre 829 milionë euro.

Deri në vendin e tetë, kur gjendet Atletico Madrid me 791 milionë, janë vetëm organizueset e kampionatit të ri. Për të gjetur një skuadër që nuk ka aderuar në Super League duhet shkuar në vendin e nëntë, që mbahet nga Bayern Munich me 777 milionë euro.

Duke u kthyer te Seria A, mbrapa bardhezinjve vijnë Inter  (705 milionq) dhe Napoli (501). Milan-i është vetëm “i katërti”, me një skuadër me vlerë 489 milionë euro; menjëherë pas tyre renditet Roma, me 481 milionë, Atalanta (369) dhe Lazio (294).

20 skuadrat më të shtrenjta të Europës

1 – Manchester City 1,299 miliardë

2 – Manchester United 1,161 miliardë

3 – Chelsea 1115 miliardë

4 – Barcelona 991 milionë

5 – Liverpool 897 milionë

6 – Real Madrid 840 milionë

7 – Juventus 829 milionë

8 – Atletico Madrid 791 milionë

9 – Bayern Monaco 777 milionë

10 – Borussia Dortmund 772 milionë

11 – Inter 705 milionë

12 – Tottenham 649 milionë

13 – Arsenal 633 milionë

14 – Leipzig 608 milionë

15 – Paris Saint Germain 603 milionë

16 – Everton 538 milionë

17 – Bayer Leverkusen 532 milionë

18 – Napoli 501 milionë

19 – Leicester 491 milionë

20 – Milan 489 milionë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit