Vlerësim për 100-vjetorin, Tirana përgatitet për vitin jubilar! Bija e legjendës Stërmasi dorëzon “Titullin e Madh”

18 Shkurt 2020
13:18
back button

Në vitin e 100-vjetorit, pra Jubile, Tirana po përgatit për një festë të madhe. Klubi më i titulluar në Shqipëri u vlerësua nga Shoqata “Tirana” me “Titullin e Madh” në aktivitetin e përvitshëm “Sofra e Tiranës”, që u mbajt në Pallatin e Kongreseve.

Refik Halili, presidenti bardheblu, u vlerësua nga e bija e ikonës Selman Stërmasi, Mirjam Stërmasi. Tirana është 24 herë fituese e kampionatit në Shqipëri dhe sivjet është në garë për të fituar titullin e 25-të, pra “përvjetor”, nëse do të arrihej…

Gjithashtu, aktiviteti në fjalë ishte edhe mundësia për të zbardhur programin e 100-vjetorit të themelimit të klubit, ku pritet të dalë edhe libri 

“Tirona 100 vjet”.

Vetë klubi ka publikuar njoftimin e gjatë në rrjetet sociale.

“Shoqata Tirana vlerëson KF Tiranën…

Shoqata Tirona në shenjë mirënjohje ka dhënë sot në eventin “Sofra e Tiranës” vlerësimin “Titulli i Madh” për KF Tirana, me motivacionin “Arritje historike në futbollin shqiptar brënda dhe jashtë vendit. Prezente në sallën e “Pallatit të Kongreseve” ishte E bija e Selman Stërmasit, Mirjam Stërmasi e cila i dorëzoi çmimin presidentit të KF Tirana, Z. Refik Halili. Në fjalën e tij presidenti Halili u shpreh: “Është nder dhe privilegj shumë i madh për mua, për klubin tonë që këtë titull nga Shoqata e Tiranës e jep zonja Stërmasi. Në emër të klubit dhe gjithë futbollistëve që ndodhen të pranishëm sonte në sallë, ju përshëndesim të gjithëve. Jam i lumtur që sot në këtë sallë prezantuam të gjjthë festimet që do të bëjmë të gjithë bashkë për klubin e Tiranës e klubit më të madh në Shqipëri e më me shumë trofe”.

Ndërkohë Klubi i Futbollit Tirana me një video prezantuese me vargje të mrekullueshme për Tironën nga i madhi Reshat Arbana, shpalosi programin për 100 vjetorin ku po punohet:

1. Përurimi i librit “Tirona 100 Vjet”

2. Dokumentar i kushtuar 100 vjetorit të KF Tirana

3. Muzeu KF Tirana 100 vjet

4. Kënga e 100 vjetorit

5. Kupa e 100 vjetorit

6. Miqësore Luksi

7. Evente zbavitëse e speciale

Festojmë bashkë 100 vjetorin e Tiranës

Lajme të tjera

Lajmet e fundit