Vllaznia arrin marrëveshjen me bisnesmenin shkodran, ja detajet e bashkëpunimit

9 Korrik 2020
15:37
Alfred Lleshi
back button

Vllaznia po lufton të evitojë “play out”-in në këtë kampionat, për të mos rrezikuar zbritjen nga Kategoria Superiore. Pas largimit të trajnerit Mirsad Jonuz, në stolin kuqeblu është ulur Hysen Dedja, i cili e shijoi fitoren e parë mbas disa ndeshjesh, në Gjirokastër, ndaj Luftëtarit të dalë nga Superiorja tashmë matematikisht. Në një situatë disi kaotike në skuadrën shkodrane vjen një lajm pozitiv. Konkrestisht, Vllaznia do të ketë një sponsor në vazhdim. Fjala është për Alban Xhaferrin, biznesmenin e njohur shkodran, i cili është edhe president i skuadrës së basketbollit të kryeqendrës së veriut. Përmes një njoftimi për publikun, bëhet me dije si vijon:

“Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton të gjithë dashamirët e futbollit për nënshkrimin e marrëveshjes për sponsorizimin, partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër, nga njëra anë, me Shoqerinë ”ALBAPHOTO” shpk – DISTRIBUTOR I AUTORIZUAR I ”FUJIFILM” dhe SHOQATA E BASKETBOLLIT ”VLLAZNIA”.

Kjo marrëveshje ka objekt të saj:
a) Bashkëpunimin për konsolidimin e rezultateve të ekipit të parë dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia”, rikthimin e qëndrueshëm të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a në pozicion dinjitoz në renditjen e kampionantit kombëtar të futbollit të Superligës Shqiptare dhe mundësinë për pjesëmarrje në aktivitete dhe kompeticione ndërkombëtare.

b) Partneritetin midis paleve për të dhënë mbështetje teknike dhe financiare Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., në bashkëpunim dhe harmonizim me angazhimet dhe kontributet teknike dhe financiare të vetë Bashkisë Shkodër, si aksioneri i vetëm, por edhe të strukturave drejtuese, të personelit, lojtarëve dhe çdo aktori tjetër institucional, publik, privat dhe që ka interes.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, bashkëpunimi nis menjëherë, në mbështetje të ekipit të parë “Vllaznia” dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia” për arritjen e rezultateve sa me te larta”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit