Vllaznia befason në merkato, merr trajner dhe 3 përforcime nga Amerika

23 Shkurt 2021
9:59
Telesport
back button

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj brenda pak orësh ka bërë disa blerje, për të qenë gati për nisjen e sezonit të ri 2020-2021. Psa “OK”-it të Komitetit Teknik të Ekspertëve, kampionati do të nisë më 27 shkurt.

Vllaznia s’ka humbur kohë për të sjellë në Shkodër disa emra të rinj, duke nisur nga trajneri. Sipas informacionit të bërë publik në faqen zyrtare në “Facebook”, skuadra shkodrane do të drejtohet nga Matthew Jones.

Ai ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor, kur dhe parashikohet të përfundojë ky sezon. Jones ka patur përvoja të ndryshme në Amerikë dhe Europë, më e fundit në Izrael, me Maccabi Ashdod.

Pas trajnerit janë zyrtarizuar edhe 3 blerje të reja nga përtej oqeanit. Bëhet fjalë për Anand Hundal, Staenly Devis dhe Lorenzo Martinez, që pas mbërritjes në Shkodër kanë nisur menjëherë stërvitjen me ekipin kuqeblu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit