Vllaznia bëhet “milionere”, Këshilli Bashkiak miraton fondin e majmë

10 Tetor 2019
9:43
back button

Vllaznia është një nga surprizat e bukura të këtij fillimsezoni, pasi kryeson së bashku me Bylisin me 12 pikë, pavarësisht se diferenca me vendin e shtatë është vetëm 2 pikë. Shkodranët janë krijuar me emergjencë, ndërsa administratori Suad Lici ka arritur të ndërtojë një ekip kompetitiv në një kohë të shkurtër. 

Problemet mbeten të njëjta si në vitet e shkuara, pasi financat vonojnë për shkak të burokracive të kota në Bashki. Administratori Suad Lici ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ka bërë një pasqyrë financiare të klubit. Ai ka kërkuar miratimin e një fondi prej 200 milionësh të vjetra. 

Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë miratuar kërkesën e tij, ndërsa Vllaznia mund të punojë më e qetë tani. Miratimi i këtij fondi ka bërë që të zgjidhet ngërçi për pagimin e punëtorëve të administratës që kanë 6 muaj pa rroga. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit