Vllaznia bën goditjen e verës, firmos sulmuesi boshnjak

17 Shtator 2020
21:29
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Haris Dilver. Boshnjaku u bind nga oferta e kuqebluve, pasi ishte pa ekip pas eksperiencës jo të mirë në Azi. Ai firmosi zyrtarisht kontratën në Shkodër duke u bërë lojtari më i ri i shkodranëve.

Njoftimi – “-FIRMOS QENDËRSULMUESI HARIS DILAVER. KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Drejtuesit e klubit kanë firmosur një kontratë njëvjeçare me qendërsulmuesin Haris Dilaver.

“Shpresojmë që ai të bëjë më të mirën për skuadrën me lojën dhe golat e tij. Me këtë futbollist tashmë është plotësuar edhe reparti i sulmit dhe Vllaznia është gati për startin e sezonit. Mirë se erdhe Haris Dilaver”, – shkruan klubi kuqeblu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit