Vllaznia dominon futbollin e femrave, Duka flet për suksesin e kuqebluve!

12 Korrik 2020
11:55
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia e femrave u shpall kampione për herë të shtatë radhazi dhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar skuadrën shkodrane. Ai ka komplimentuar vajzat e presidentit Lazër Matia për titullin me një shkrim në sajtin zyrtar të FSHF-së.

“Dua të uroj skuadrën e Vllaznisë, që shpallet kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave për të shtatin vit radhazi! Një arritje historike e një skuadre që po shkruan historinë e futbollit të femrave, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë dhe duke dhuruar njëkohësisht emocione të mëdha në fushën e lojës.

“Nuk mund të lë pa përmendur faktin se Vllaznia na ka bërë të gjithëve krenarë veçanërisht në arenën ndërkombëtare, teksa vitin e kaluar vendosi edhe një rekord për futbollin e femrave, pasi kaloi turin eliminator dhe shkoi deri në fazën e 1/32-ve të UEFA Women’s Champions League.

“Përveç kësaj, unë vlerësoj edhe së tepërmi faktin se Vllaznia është kthyer në një simbol për shumë vajza shqiptare e që duhet marrë shembull nga të gjitha klubet. Është gjithashtu edhe një burim frymëzimi për të investuar akoma më shumë te futbolli femrave, që Federata Shqiptare e Futbollit e ka shpallur si prioritetin kryesor për të ardhmen. Dua të uroj edhe një herë Vllazninë, drejtuesit, stafin teknik dhe shpresoj që në të ardhmen të shtohen radhët e vajzave të cilat duan të luajnë futboll. Shumë urime vajzave shkodrane që na bënë edhe një herë krenarë me suksesin e tyre!”, – tha Presidenti i FSHF-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit