Vllaznia e re nis me largime, mesfushori zyrtarizon divorcin

25 Maj 2019
14:44
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia tregoi dhe një herë se nuk po kalon ditët më të mira. Humbja 3-1 ndaj Bylisit ndezi alarmin e kuq në Shkodër, pasi forca e skuadrës ka rënë shumë. 

Vera do të sjellë ndryshime të shumta në kampin kuqeblu. Largimet do të jenë të mëdha, ndërsa e ardhmja është me shumë pasiguri duke parë situatat që rrethojnë klubin. Zgjedhjet lokale vendosin shumë, mbase mund të kemi një presidencë të re. 

Futbollisti i parë që është larguar zyrtarisht nga kuqeblutë është Dejvi Bilali. Mesfushori i ardhur nga Teuta ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me shkodranët pavarësisht se i kishte mbetur dhe një vit tjetër në kontratë.

Lajmërimi – "Faleminderit Vllazni për këtë vit, edhe pse për disa arsye të mia më duhej të prishja kontratën. E rëndësishme është që objektivi u arrit dhe ti je sërish në ligën që të takon. I uroj më të mirat 'tan' qytetit të Shkodrës"– shkruan 22-vjeçari duke përdorur pak dhe gegnishten. Bilali luajti 16 ndeshje në Shkodër, nga të cilat 9 i nisi si titullar.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit