Vllaznia eliminon Tiranën, sfidon Partizanin për titullin kampion

26 Prill 2019
16:40
Telesport
back button

Vllaznia është finalistja e dytë e play off-it në volejboll për meshkuj. Skuadra shkodrane fitoi 3-0 ndaj Tiranës në gjysmëfinalen e tretë luajtur në Shkodër, duke fituar 2-1 serinë e ndeshjeve ndaj bardhebluve. Në finale, Vllaznia do të duelojë ndaj Partizanit, që më herët pat eliminuar Erzenin kampion. Gjithsesi, skuadra shkodrane do të ketë faktorin fushë në favor në këto finale, teksa do të luajë 3 nga 5 finalet e nevojshme për titull në fushën e saj.

Ndeshja e tretë gjysmëfinale mes kuqebluve dhe bardhebluve isjhte mjaft dramatike, teksa të dyja ekipet dueluan fort në të trija setet. Dy setet e para kishin një epërsi të lehtë të ekipit shkodran, por që nuk shkëputej shumë, ndaj Tirana tentoi deri në fund, por pa sukses. Mjaft emocionues seti i tretë, me Tiranën që duket pranë fitores, por gabon pikërisht në fund. Në pikët shtesë Vllaznia fiton 29-27, duke fituar kështu krejt ndeshjen 3-0 dhe rikthehet në finale pas një viti mungesë.

Volejboll – Meshkuj, Gjysmëfinale Play off 

Vllaznia – Tirana, 3-0 (25-18, 25-13, 25-23)

Tirana – Vllaznia, 3-1 (26-28, 25-23, 25-14, 25-18)

Vllaznia – Tirana, 3-0 (25-21, 25-20, 29-27)

*Vllaznia fitoi 2-1 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale

Lajme të tjera

Lajmet e fundit