Vllaznia fiton derbin me koplikasit, Bylis u “tregon targën” kavajasve

22 Dhjetor 2018
15:29
Alfred Lleshi
back button

U luajtën sot nëntë nga dhjetë ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Derbi i Muzeqesë, Lushnja-Apolonia, është fiksuar që të zhvillohet nesër. Në këtë “stacion” të garës kishte përplasje interesante, në të dyja grupet. Kryesuesit e grupit A kanë sfiduar si të thuash “brenda familjes” Veleçikun, ndërsa lezhjanët kishin punë me një tjetër pretendent, si Erzeni. Skuadrat kanë ndarë nga një pikë në Lezhë falë barazimit 1-1, por nuk ka munguar tensioni, madje edhe kacafytje mes futbollistëve. 

Në grupin B spikaste përplasja Elbasani-Bylis, me mallakastriotët që e kanë ruajtur kryesimin edhe pas kësaj transferte, duke fituar bindshëm. Zhbilancohet Besa, që humb ritmin në ndjekje të ballshiotëve, sepse nuk ka shkuar dot më larg se barazimi pa gola ndaj debutuesit në këtë kategori, Oriku. 

Ka spikatur Branica tek Egnatia, me tripletën e tij, ndërsa Çema për blutë kryeqytetas ka folur me dopietë. Edhe Topllari i Pogradecit ka shënuar dy gola, por njërin nga pika e bardhë e penalltisë. Më poshtë mund të njiheni me pasqyrën e plotë të ndeshjeve, rezultateve të tyre, golashënuesit respektivë dhe renditjen e të dyja grupeve:

Java e 14-të, Kategoria e Parë
 
Grupi A
Veleçiku-Vllaznia            0-2
 
Golat: Hajdari 16’, Zogaj 67’

Besëlidhja-Erzeni            1-1
 
Golat: S.Aboubacar 8’ / Lajthia 68’

Dinamo-Shënkolli           3-0
 
Golat: Cema 35’, 52’, Sefa 67’ (pen)

Burreli-Vora                    2-0
 
Golat: K.Hyseni 47’, Baro 75’

Korabi-Iliria                    1-0
 
Golat: Lika 52’

Grupi B
Besa-Oriku                      0-0

Tomori-Egnatia               1-3
Golat: Bakiasi 10’ / Branica 28’, 35’, 63’ 

Pogradeci-Turbina           5-1
Golat: Alillari 6’, 26, Jahaj 39’, Topllari 45’ (pen), 74’ / Osuagwu 66’

Elbasani-Bylis                1-4
Golat: Llezhi 89’ / Peposhi 40’, Cela 69’, Kofi 77’, Anthonu 87’ 

Lushnja-Apolonia (nesër) 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit