Vllaznia fiton super sfidën me Partizanin, Skënderbeu fiton sfidën për mbijetesë me Egnatian (Video)

8 Dhjetor 2021
18:46
Denis Hakanaj
back button

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionat kundër Partizanit.

Super sfida e javës së 12-të të Superiores është mbyllur me një fitore 1-0 për shkodranët.

Ka qenë një gol i Latifit në minutën e 28-të që ka vendosur takimin e luajtur në Loro Boriçi.

Kuqeblutë kanë arritur ta mbrojnë avantazhin edhe pas kartonit të kuq të marr ngë Krymi në minutën e 66-të, për një ndërhyrje si loj tar i fundit ndaj Carës.

Kthehet te fitorja Skënderbeu.

Korçarët kanë fituar luftën për mbijetesë me Egnatian me rezultatin 2-0.

Vitja në minutën e 47-të dhe Berisha në të 87-ën i kanë dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme bardhekuqve.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit