Vllaznia fiton tifozin special, Gjika: Jam me ju!

15 Janar 2021
22:59
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka folur për ecurinë pozitive të ekipit shkodran. Ai mendon se skuadra kuqeblu po tregon se e meriton vendin e parë dhe e mbështet shumë atë.

Bravo Vllaznia! Futboll sulmues dhe cilësor që të dhuron kënaqësi! Grup me djem që luajnë plot dëshirë dhe sakrificë! Trajner me mentalitet fitues i shkrirë me ambientin dhe drejtuesit!

“Forca Vllaznia! Vllaznia kampion! Në mungesë të Flamurtarit, më keni bërë tifozin tuaj!”, – shkruan Gjika në “Facebook”-un e tij personal. Ish-kryebashkiaku mbahet mend për investimin e tij marramendës te ekipi i Flamurtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit