Vllaznia godet sërish në merkato, afron një tjetër sulmues

11 Janar 2021
11:14
Alfred Lleshi
back button

Pas Albion Avdiajt, kryesuesit e Superiores kanë konfirmuar përforcimin e dytë në merkaton e janarit. Bëhet fjalë sërish për një sulmues, i cili do të vihet në dispozicion të trajnerit Thomas Brdaric. Ja njoftimi i klubit kuqeblu me këtë rast:

“Sulmuesi Salim Cisse, 1.85 i gjatë, nga Guinea ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet të jetë përforcim i radhës për kuqeblutë. Karriera e tij ka filluar në Portugali, duke luajtur për Akademia de Combra në Premier Lige, ku në 41 ndeshje ka shënuar 9 gola. Ai ka shënuar dy herë edhe në ndeshjet e “Europa League”. Më vonë, karriera e tij do të vazhdonte në klubin e Sporting Lisbona. Lojtari ka provuar të luajë edhe në Rumani dhe së fundi në ekipin grek të AO Egaleos. Cisse pritet të vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Brdariç, i cili së bashku me stafin e tij teknik do të vlerësojë vazhdimësinë e këtij lojtari te Vllaznia”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit