Vllaznia i kthen reston Teutës, fiton finalen e dytë dhe barazon serinë

18 Maj 2022
20:57
Telesport
back button

Vllaznia në basketboll për meshkuj fitoi mbrëmjen e sotme 90-71 ndaj Teutës në finalen e dytë play off, duke barazuar 1-1 serinë e ndeshjeve. Sfida u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe u dominua nga ekipi vendës, që e meritoi fitoren. Një përballje e bukur që u luajt në një pallat sporti të tejmbushur nga tifozët vendës, që mbështetën Vllazninë dhe në fund dolën të kënaqur.

Vetëm perioda e parë ishte e ekuilibruar (21-20) për vendasit, pasi më tej ndeshja u komandua nga basketbollistët e Vllaznisë. Pjesa e parë përfundon 52-40 për shkodranët, që në pjesën e dytë administrojnë mirë avantazhin. Teuta përpiqet të rikuperojë disi në fund, por pa forcën e duhur. 7 lojtarë të Vllaznisë realizuan mbi 10 pikë (Butler me 20 pikë më i miri), ndërsa për durrsakët u dallua Core me 20 pikë.

Meshkuj – Finale, play off

Nd.1, Teuta – Vllaznia, 86-68

Nd.2, Vllaznia – Teuta, 90-71

Nd.3, Teuta – Vllaznia, 21 maj

Nd.4, Vllaznia – Teuta, 25 maj

*Barazim 1-1 me ndeshje

Lajme të tjera

Lajmet e fundit