Vllaznia kampione e Shqipërisë në boks, triumfon në shtëpinë e rivalëve

9 Nëntor 2019
21:20
Telesport
back button

Skuadra e Vllaznisë është shpallur kampione e Shqipërisë në boks, në përfundim të Kampionatit Kombëtar, që u zhvillua për 3 ditë me radhë në kryeqytet. Duelet u organizuan nga Federata Shqiptare e Boksit në mjediset e sallës së lojërave “Fahrie Hoti”. Shkodranët arritën të fitojnë duelin e fortë me Tiranën për titullin kampion, teksa dy ekipet kishin nxjerrë më shumë boksierë në finale.

Në finale, Vllaznia arriti të triumfojë me 5 boksierë:  Klevis Cela, Bashkim Bajoku, Arton Shaqiri, Rexhildo Zeneli dhe Christian Demaj. Nërkohë që, shkodrani Zeneli u shpall edhe boksieri më i mirë i turneut. Tirana e mbylli këtë kampionat në vendin e dytë, pa mundur dot të triumfojë në shtëpinë e saj. Gjatë finaleve u zhvilluan disa sfida të forta, që bënë mjaft tërheqës këtë kampionat të dorezave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit