Vllaznia “mbush gropat”, përforcohet me sulmuesin maqedonas

19 Qershor 2021
8:35
Alfred Lleshi
back button

Vllaznia e sezonit të ri po formatohet nga dita në ditë. Drejtuesit janë angazhuar në merkato për të plotësuar ato vende të mbetura bosh nga largimet me peshë. Mbrëmë është konfirmuar marrëveshja me një sulmues maqedonas, që do t’i bashkohet sot skuadrës kuqeblu për fazën përgatitore. Klubi ka bërë njoftimin përkatës:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Fahrudin Djurdjevic. Ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë për sezonin e ardhshëm, do të bashkohet me Vllazninë sot në Podgoricë, për të udhëtuar më pas drejt Zllatiborit për stërvitje. Djurdjevic është 29 vjeç dhe përpos aktizimit në kampionatin maqedonas, ka luajtur edhe në kampionate të tjera. Me eksperiencën e tij pritet të jetë një element i rëndësishëm për Vllazninë, si në ndeshjet europiane, ashtu edhe në sezonin e ri të futbollit shqiptar”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit