Vllaznia me mungesa, titullari nuk ia del mbanë

14 Shtator 2019
13:14
back button

Vllaznia nuk do të jetë e plotë në sfidën ndaj Teutës në Durrës. Skuadra shkodrane nuk do te ketë në dispozicion për këtë ndeshje mesfushorin Ardit Krymin dhe maqedonasin Gligorov. Mesfushori u dëmtua gjatë ndeshjes me Tiranën dhe i duhet të qëndrojë pushim. Ai është një nga pikat e forta të Vllaznisë dhe titullar fiks. 

Tekniku Mirsad Jonuz i gëzohet rikthimit të Alen Sherrit. Portieri vuan nga një dëmtim në këmbë, por pushimi i kombëtares i ka bërë mirë dhe në sfidën ndaj Teutës duhet të shtrëngojë dhëmbët për të luajtur. 

Kuqeblutë kanë një ndeshje mjaft delikate në “Niko Dovana”, pasi vijnë pas humbjes me Tiranën në shtëpi. Dy ndeshjet e para ishin pozitive, pasi fituan me Laçin dhe barazuan me Bylisin jashtë fushe.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit