Vllaznia me probleme, dy titullarët shqetësojnë Jonuzin

7 Shtator 2019
10:49
back button

Vllaznia humbi në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” duke zhgënjyer të gjithë tifozët shkodranë. Shkodranët dolën me pasoja nga ndeshja, pasi dy titullarët e ekipit: Alen Sherri dhe Ardit Krymi u dëmtuan. Pushimi i kampionatit erdhi në momentin e duhur, pasi të dy kanë mundësi të riaftësohen. 

Nuk flitet për probleme serioze, pasi Krymi duhet të qëndrojë dy javë pushim dhe më pas është gati për trajnerin Mirsad Jonuz. Disi më shqetësuese situata e Alen Sherrit. Ky i fundit ka luajtur i dëmtuar në ndeshjen me Tiranën dhe ka dëmtuar muskujt e këmbës. 

Mjeku i ekipit e ka qetësuar, pasi nuk flitet për një dëmtim të rëndë. Sherri nuk ka ndalur stërvitjen, thjeshtë nuk po punon në 100% duke u munduar të ruajë këmbën. Në ndeshjen e radhës Teutës, portieri do të jetë gati. Dyshime për mesfushorin Ardit Krymi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit