Vllaznia me probleme para sfidës së mbijetesës me Partizanin, operohet Gjon Ndoja

8 Mars 2019
15:51
Telesport
back button

Java e 15-të e Superligës në basketboll për meshkuj rezervon një sfidë delikate për skuadrën e Vllaznisë. Shkodranët do të luajnë në fushën e tyre ndaj Partizanit, dy ekipe me objektiva të ndryshëm këtë sezon. Nëse kryeqytetasit kanë siguruar play off-in, Vllaznia është ende në garë me Kamza Basket për mbijetesën në Superligë dhe ndaj Partizanit i duhet me çdo kusht fitorja.

Gjithsesi, për shkodranët nuk ka për të qenë aspak e lehtë të mposhtin Partizanin, për më tepër që në këtë sfidë do të mungojë një nga lojtarët e saj më të rëndësishëm, Gjon Ndoja. I dëmtuar pak ditë më parë, Ndoja është operuar në gjurin e majtë. Për pasojë, ai do të mungojë në këtë sfidë delikate, pasi i duhet të qëndrojë disa ditë pushim.

Një mungesë që prish jo pak planet e trajnerit Plantek, që në këto moment delikate të sezonit humbet një nga lojtarët më të mirë. Gjithsesi, fitorja mbetet objektivi kryesor i Vllaznisë në këtë sfidë. Shkodranët do të përfitojnë nga fakti që luajnë në fushën e tyre, ku presin edhe mbështetjen e tifozerisë së zjarrtë vendase, që gjithnjë ka qenë lojtari i gjashtë.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 15-të (8 shkurt)

Kamza Basket – Goga Basket, 18:00 (Kamëz)

Teuta – Tirana, 18:00 (Durrës)

E shtunë, 9 shkurt

Vllaznia – Partizani, ora 17:00 (Shkodër)

Basketbollisti Gjon Ndoja pas operacionit

Lajme të tjera

Lajmet e fundit