Vllaznia mëson rivalët e Championsit, dy kundërshtarë të kalueshëm dhe një “gogol”

21 Qershor 2019
15:35
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia është fituesja e kampionatit për femra në Shqipëri dhe skuadra e Lazër Matisë do të marrë pjesë në edicionin e radhës në Champions League. 

Vajzat shkodrane kanë mësuar dhe shortin e hedhur. Vllaznia bën pjesë në grupin 10 me skuadra si Birkirkara e Maltës, Wexford Youths e Irlandës dhe Gintra Universitetas e Lituanisë. 

Shanset që Vllaznia të kalojë janë të pakta. Ekipet e grupit 10 kanë një rival superfavorit si Gintra Universitetas. Lituanezët janë favoritë për të kaluar grupin. Klub që ka shumë traditë në futbollin e femrave. Vllaznia duhet të mposhtë dy ekipet e tjera për të shpresuar për t'u kualifikuar, pasi mund të kualifikohet si të dytat më të mira. Nga faza e grupeve kalojnë 10 ekipet e vendit të parë dhe 6 skuadrat e dyta më të mira. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit