Vllaznia mposht Laçin dhe i afrohet kreut, Da Silva vendos ndeshje në një minutë (Video)

27 Nëntor 2021
21:41
Denis Hakanaj

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Laçit në javën e 10-të të Kategorisë Superiore.

Shkodranët kanë përforcuar vendin e tretë në renditje dhe tani kanë shkuar vetëm pesë pikë larg kreut të klasifikimit që mbahet nga Tirana.

Sfida e luajtur në Loro Borici është vendosur në fillimin e pjesës së dytë nga një gol i Da Silva-s.

Braziliani është aktivizuar në minutën e 48-të dhe në të 49-ën ka gjetur golin që ka vendosur takimin.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit