Vllaznia ndal Alen Sherrit, i pengon kalimin te Laçi

9 Gusht 2020
19:24
Telesport
back button

Vllaznia nuk e ka kapërdirë faktin se Alen Sherri ka firmosur me ekipin e Laçit. Portieri shtatlartë ka gjetur gjuhën e përbashkët me kurbinasit, por duket se shkodranët janë indinjuar nga diçka e tillë dhe duan që “Gardiani i portës” të paguajë taksat e formimit në klubin shkodran.

Njoftimi – “Klubi i Futbollit ‘Vllaznia’ njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së djeshme dhe sot paradite ka qenë në kontakte të vazhdueshme me sportistin Alen Sherri, duke i ofruar atij kushte financiare disa herë më të larta nga ato të sezonit të kaluar, ndonëse aktivizimi i tij nuk ka qenë i plotë, por me objektivin e vetëm për të përkrahur elementët e rinj në zhvillimin e tyre profesional dhe për t’i dhënë mundësi aktivizimi në nivele më të larta.

“Në mënyrë të drejtpërdrejtë, drejtuesit më të lartë të klubit dhe sponsori i Klubit “Vllaznia”, kanë rritur ofertën financiare duke pritur një përgjigje deri në mesditën e sotme, por lojtari nuk ka dhënë asnjë përgjigje, në asnjë rrugë komunikimi të mundshme.

“Në kushte të tilla deklarojmë se ndërpresim negociatat me lojtarin Sherri. Klubi Futbollit “Vllaznia” dhe sponsori i ekipit kanë përmbushur çdo detyrim ndaj lojtarit në fjalë, prandaj mbeten të vendosur për të kërkuar përmbushjen nga ana e tij të të gjitha detyrimeve të formimit ndaj klubit kuqeblu, sipas rregulloreve të FSHF-së, UEFA-s dhe FIFA-s“, – shkruhet në komunikimin e klubit kuqeblu.

 

DEKLARATË PËR SHTYPKlubi i Futbollit “Vllaznia” njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së djeshme dhe sot…

Gepostet von KF Vllaznia – Faqja Zyrtare am Sonntag, 9. August 2020

Lajme të tjera

Lajmet e fundit