Vllaznia në ajër, revolucion masiv në klubin shkodran!

2 Korrik 2019
9:38
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia… Klubit shkodran i ka mbetur vetëm emri dhe asgjë tjetër! Kuqeblutë provuan sezonin e tyre më të vështirë në histori ku e festuan 100 vjetorin në Kategorinë e Parë. U mendua se situata do të ndryshonte, por nuk ka asnjë rreze drite në fund të tunelit dhe futbollistët mbeten peng të tekave të drejtuesve. 

Bashkia u ndryshua dhe president i ri i kuqebluve është kryebashkiaku Valdin Pjetri. Voltana Ademi u largua, sipas rezultatit të zgjedhjeve, pa u futur në politikë, gjykata kushtetuese dhe aktorët e këtij teatri që të gjithë së bashku nuk arrijnë të miratojnë një ligj për sportin. Temë tjetër kjo! 

Në vazhdën e ndryshimeve bashkiake, pritet që të largohen dhe administratori Suad Lici dhe drejtori sportiv, Engin Firat. Turku është i larguar me të dy bashkitë, pasi ka vuajtur në Shkodër dhe nuk është paguar. Pikëpyetje për Suad Licin, por duket se dhe ky i fundit do të largohet nga presidenti i ri që do të aktivizojë njerëzit e tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit