Vllaznia në hall, nuk ka portier ndaj Erzenit!

11 Prill 2019
12:10
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia i la mënjanë problemet jashtëfushe me presione dhe probleme, ndërsa tani po mendon për hallet në fushën e blertë. Kategoria e Parë është thuajse e mbyllur pasi verdiktet finale janë dhënë, por pavarësisht kësaj ka ende javë për t'u luajtur. Pas fitores me Besëlidhjen, trajnerin Agim Canaj do të luajë ndaj Erzenit dhe ka një hall të madh. 

Numri një i stolit nuk ka portierët në dispozicion. Titullari Alen Sherri ka një dëmtim në këmbë, një frakturë që e detyron të qëndrojë 4 javë jashtë fushe. Zëvendësi i tij, Erind Selimi, do të mungojë 2 javë sërish për dëmtim, ndërsa nuk dihet se kush do të mbrojë portën e kuqebluve. 

Vllaznia B ka ndeshje të shtunën me portierin Eldi Hasani që mbron këtë portë, ndërsa me shumë mundësi në kuadrat do të jetë Kristi Qarri. Portieri i të rinjëve dhe i Shqipërisë U-20 premton për të ardhmen dhe mund të ketë fatin e debutimit me ekipin e parë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit