Futboll

Vllaznia në “UEFA Youth League”, Zmijani: Fitojmë me mbështetjen e tifozëve

Vllaznia në “UEFA Youth League”, Zmijani: Fitojmë me mbështetjen e tifozëve

Sfida e shumëpritur mes Vllaznia U-19 dhe Astanës së Kazakistanit, tashmë po afron dhe gjithçka duket gati për ballafaqimin e së mërkurës në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Një ditë para këtij takimi të vlefshëm për “Uefa Youth League”, drejtori i Akademisë Vllaznia Qashif Hoxha dhe trajneri Luan Zmijani kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Hoxha përveçse ka shpjeguar se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin e kësaj ndeshje, u ka bërë thirrje tifozëve për të qenë në stadium sepse një kualifikim i mundshëm i ekipit tonë, do të vlente shumë.

Janë marrë të gjitha masat organizative për zhvillimin e kësaj ndeshje dhe besoj se është gjithçka gati. Unë gjej rastin të ftoj tifozët shkodranë, por dhe bashkëmoshatarët e këtyre djemve që do të lujanë nesër, që të jenë në shkallët e stadiumit”-është shprehur Drejtori i Akademisë Qashif Hoxha.

Ndërsa trajneri Zmijani është shprehur: “Nëse ne do të kemi mbështetje të madhe të publikut, atëherë do të jetë një ‘armë’ më tepër për ne që të arrijmë objektivin. Ata djem kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e tifozerisë së zjarrtë shkodrane, që me thënë të drejtën po mungon në shkallët e stadiumit. Ndeshja e kaluar ka pasur tablo të ndryshme. E nisëm me një goditje të shpejtë, një penallti shumë e diskutueshme.

Më pas goditëm shtyllën dhe ishte një mundësi për të barazuar. Më pas situata mund të ishte ndryshe për ne. Gjithsesi është ai i ligji i pashkruar në futboll, që nëse nuk shënon do e pësosh. Pësuam edhe golin e dytë më pas. Djemtë munden të bëjnë diçka më ndryshe. Pësuam edhe golin e tretë dhe menduam se gjithçka përfundoi.

Pastaj na erdhi edhe dëmtimi më i madh, pasi u ndëshkuam me karton të kuq. Por djemtë treguar ata që nuk dorëzohen dhe me një lojtar më pak arritën të shënonin. Ju e dini se goli në fushë kundërshtare është i barazvlershëm me dy. Na ka dhënë më shumë mundësi, prandaj do të tentojmë deri në fund kualifikmin“- ka përfunduar ai.

Më shumë nga Futboll