Vllaznia “ngec” edhe ndaj Egnatias, nuk ka fitues në Loro Boriçi (Video)

21 Janar 2022
18:53
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e Superiores e luajtur në Loro Boriçi mes Vllaznisë dhe Egnatias.

Tjetër rezultat zhgënjyes për shkodranët, që sot kanë regjistruar barazimin e katërt radhazi në kampionat.

Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantaz me Ademin në minutën e 40-të të pjesës së parë, ndërsa vendasit janë kundërpërgjigjur me Krymin në të 71-ën.

Kuqeblutë mbajnë vendin e katërt në kampionat me 27 pikë, ndërsa Egnatia të parafundit me 15 pikë.

 

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit