Vllaznia nis merkaton dhe prezanton dy futbollistë

5 Korrik 2019
22:11
Anton Cicani
back button

Vllaznia e re ka nisur të ndërtohet sot. Klubi shkodran, që sezonin 2019-2020 do të marrë pjesë në Kategorinë Superiore, ka zyrtarizuar dy goditje sa i përket mesfushës dhe mbrojtjes. Kuqeblutë kanë firmosur për 1 vit me Herlad Markun dhe Dajan Shehin, që të dy nga skuadra e Kastriotit, që sezonin tjetër do të luajë në Kategorinë e Parë.

NJOFTIMI I KLUBIT

"KF Vllaznia ashtu siç kishte premtuar, ka nisur punën për ndertimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Per këtë arsye, pasditen e sotme janë konkretizuar edhe dy kontratat e para me futbollistët që janë përzgjedhur nga drejtuesit. Futbollistët që kane firmosur janë Herald Marku që luan në pozicionin e mesfushorit dhe Dajan Shehi qendërmbrojtës. 

Këta dy futbolliste sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e Kastriotit të Krujës ku kanë spikatur me paraqitjet e tyre. Kontratat e firmosura me këto dy futbollistë janë njevjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. KF Vllaznia i uron miresëardhjen Heraldit dhe Dajanit duke shpresuar që sëbashku të bëjmë paraqitjen e duhur në sezonin e ri".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit