Vllaznia nuk i ndahet amerikanëve, zyrtarizon transferimin e radhës

18 Shkurt 2020
10:04
Telesport
back button

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit 26-vjecar amerikan, Jordan Martin. 2.03 metra i gjatë, ai luan në pozicionin 5 (qendër).

Martin ka luajtur edhe në miqësoren e fundit që skuadra shkodrane zhvilloi ndaj ekipit malazez Studentski Centar Podgorica, duke bindur stafin drejtues. Për Vllazninë ardhja e Martin konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për objektivat e klubit.

Basketbollisti amerikan ka përvojë në kampionatin portugez, rumun dhe së fundi në Kosovë (Peja), duke qenë edhe rival i shkodranëve në Ligën Ballkanike këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit