VLLAZNIA NUK NJEH RIVAL! Shkodra ëndërron rikthimin e madh. Ardit Hoxhaj me mesatare të frikshme

20 Janar 2021
16:13
Telesport
back button

Si në ëndërr, por është realitet… Vllaznia nuk ndalet! Skuadra e drejtuar nga Thomas Brdaric sot ka arritur fitoren e 11-të në kampionat dhe numëron vetëm dy humbje dhe dy barazime.

Cinike, solide, por sidomos grup. Ekipi shkodran vazhdon të kryesojë bindshëm kampionatin shqiptar dhe praktikisht tashmë duket qartë se këtë sezon synohet titulli dhe nuk do të jetë e lehtë për ekipet e tjera ta rivalizojnë.

Sidomos sepse në sulm është një futbollist që po bën çudira dhe që po shënon nga java në javë. Bëhet fjalë për Ardit Hoxhaj që ka shënuar sot golin e tetë të tij në 13 ndeshje.

Një numër që e kishte arritur te Flamurtari sezonin e shkuar por në 33 ndeshje. Praktikisht, mesatare e frikshme për futbollistin 26-vjeçar (një gol çdo 81 minuta)

Kjo është fitorja e tretë radhazi për kuqeblutë, ndërsa janë gjashtë ndeshje radhazi pa humbje, pasi e fundit u shënua ndaj Laçit.

Sulmi më i mirë i Superligës vazhdon të “ushtrojë forcën” dhe e bën me racionalitet, teksa javët kalojnë dhe dita ditës bindja për një Vllaznia të rikthyer si në nivelet e dikurshme është më e fortë.

Sakaq, pas ndeshjes, trajneri Brdaric u shpreh për Gol pas Goli në Supersport: “Mendoj se sot ishte një ndeshje e veçantë dhe e vështirë në këtë fushë. Skuadra besoi shumë dhe në sekondat e fundit arritëm të fitonim dhe jam i lumtur për këtë. Nuk e dimë se ku luajmë më mirë në sulm apo mbrojtje.

Fitojmë dhe humbin të gjithë, nuk dua të flas për lojtarë të veçantë. Ishte fitore e rëndësishme. E dinim se ka për të qenë e vështirë sepse është e vështirë këtu dhe luajtëm edhe me topa të gjatë. U desh të bënim disa ndryshime taktike dhe në fund ia arritëm të fitonim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit