Vllaznia përmbys Partizanin në fund, feston edhe Tirana (Pamjet)

13 Janar 2023
18:08
Denis Hakanaj
back button

Vllaznia ka marrë një fitore të madhe pasi ka mposhtur Partizanin me përmbysje në transfertë në javën e gjashtëmbëdhjetë të kampionatit.

Ndeshja e luajtur në stadiumin Partizani është zhbllokuar në minutën e 62-të me një gol të Maget, i cili ka dërguar topin në portë me një goditje me kokë.

Kundërpërgjigjja ka ardhur në minutën e 77-të, që ka barazuar rezultatin me Jonuzin. Befasia ka ardhur në minutën e 90-të, kur Çoba ka realizuar edhe golin e fitores të shkodranëve.

Falë kësaj fitoreje, Vllaznia është ngjitur në vendin e tretë të renditjes me 25 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e parë me 29 pikë, vetëm një larg Tiranës së vendit të dytë.

GOLI I PARTIZANIT – VIDEO

GOLI I BARAZIMIT I VLLAZNISE – VIDEO

GOLI I DYTE I VLLAZNISE – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit