Vllaznia rikthehet në Ligën Ballkanike, ndeshja hapëse e turneut në Shkodër

3 Shtator 2019
9:02
Gentian Spiri

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike, turneun rajonal të këtij sporti që organizohet çdo vit në periudhën tetor-mars. Lajmin e ka konfirmuar klubi shkodran përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook.

Klubi i basketbollit Vllaznia konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike. Kësisoj, me pjesëmarrjen në këtë kompeticion skuadra jonë pretendon të jetë konkurrente e fortë dhe dinjitoze në këtë Ligë, ku do të bëjnë pjesë skuadra nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia dhe Bullgaria”, thuhet në komunikatën e klubit shkodran.

Skuadra shkodrane konfirmon gjithashtu se ndeshja hapëse e edicionit të ri të Ligës Ballkanike do të luhet më 15 tetor, pikërisht në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Kjo është hera e dytë që Vllaznia luan në këtë kompeticion ndërkombëtar. Muajin e fundit, Vllaznia është përforcuar ndjeshëm në merkato, me 4 amerikanë dhe disa lojtarë vendës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit