Vllaznia sërish në ajër, braktiset dhe nga trajneri Agim Canaj

6 Prill 2019
10:44
Eraldo Harlicaj
back button

Problematika në Shkodër është e madhe, pasi stafi teknik dhe administrativ i Vllaznisë u përball me kërcënime të forta. Para ndeshjes me Besëlidhjen diçka e tillë ishte dhe më e fortë, ndërsa pas kësaj sfide tekniku Agaim Canaj i vendosur në krye të shkodranëve vetëm 1 javë më përpara dha dorëheqjen. 

Kuqeblutë anuluan stërvitjen, ndërsa në Bashki mbërritën dorëheqja e trajnerit dhe administratorit shkodran Suad Lici. Kryebashkiakja Voltana Ademi ka patur një bisedë me këtë të fundit, ndërsa klubi shkodran doli me deklaratë zyrtare ku shkruante se stafi nuk prekej. 

Në stërvitjen e së enjtes ra në sy mungesa e trajnerit Agim Canaj. Ky i fundit sipas informacioneve ka udhëtuar drejt Anglisë, ndërsa drejtimi i ekipit iu besua Safet Osjes dhe Ideal Lekiqit. Nuk dihet nëse është një largim përfundimtar, apo bëhet fjalë për një rikthim të tij në krye të ekipit kuqeblu. Situata në Shkodër nuk është aspak e qetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit