Vllaznia shmang humbjen me 10 lojtarë, Latifi e shpëton kundër Teutës (Video)

3 Dhjetor 2021
18:52
Denis Hakanaj
back button

Vllaznia ka marrë një pikë të rëndësishme në fushën e Teutës.

Shkodranët kanë arritur të barazojnë 1-1 në Niko Dovana me dhjetë lojtarë dhe të mbrojnë vendin e tretë në renditje.

Kuqeblutë e kanë mbyllur pjesën e parë me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Aralica për një ndërhyrje të rrezikshme.

Teuta ka përfituar nga surprioriteti numerik në fillimin e pjesës së dytë, duke kaluar në avantazh me Gorgiev në minutën e 55-të.

Miqtë nuk janë dorëzuar dhe në minutën e 70-të kanë gjetur golin e barazimit me Latifi-n që ka shënuar me lehtësi pas një aksioni të bukur të skuadrës.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit