Vllaznia shpërthen ndaj Luftëtarit, Laçi nuk fal Flamurtarin

22 Shkurt 2020
15:57
Eraldo Harlicaj
back button

Dy ndeshjet e para të Superiores në ditën e sotme kanë shkuar sipas pritshmërive, pasi Vllaznia ka fituar kundër Luftëtarit me rezultatin 4-0, ndërsa Laçi në transfertë kundër Flamurtarit me shifrat 1-3. Ekipi i Armando Cungut rikthehet te fitorja pas takimeve zhgënjyese në javët e fundit. 

Serinë e golave e hapi sulmuesi kryesor Nwabueze. Amerikani shënoi mjaft bukur në minutën e 20′, ndërsa 3 minuta më pas ishte Redon Xhixha që dërgoi topin në rrjetë. Vendasit u munduan të reagojnë, por pa rezultat. Pjesa e dytë flet sërish për miqtë që gjejnë sërish rrjetën me Xhixhën për 0-3. Skuadra e Cungut sërish pati momente pasigurie, pasi Turkaj doli me karton të kuq, ndërsa vendasit gjetën golin e nderit. Ata shënuan në minutën e 80′ me Andi Ribajn duke mbyllur ndeshjen 1-3.

Ekipi i Vllaznia ka shpërthyer ndaj Luftëtarit pas disa rezultateve shumë të dobëta. Sidorenco mjaftoi për t’i dhënë avantazhin në pjesën e parë. Golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë me Silvion që realizoi dy herë duke kthyer kohët e vitit të kaluar dhe një autogol i Kukajt vendosën rezultatin për 4-0. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit