Vllaznia thellon krizën e Kukësi dhe përforcon kreun (VIDEO)

15 Janar 2021
19:56
Denis Hakanaj
back button

Vllaznia ka marrë fitoren e radhës në Kategorinë Superiore pasi ka mundur 1-0 Kukësin në transfertë.

Ndeshja është vendosur nga një gol i Arlind Kalasë në minutën e 58-të. Sulmuesi i shkodranëve është ndihmuar edhe nga një pritje e gabuar e portierit Tafa.

Ky rezultat thellon krizën e Kukësit, që ka pësuar humbjen e katërt radhazi në kampionat dhe mban vendin e 7-të në renditje me 12 pikë.

Vllaznia, nga ana tjetër, kryeson me 32 pikë, nëntë më shumë se ndjekësja më e afërt, Teuta. Kjo e fundit kam mundur 2-0 Bylisin në  shtëpi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit