Basketboll

Vllaznia zhgënjen sërish edhe amerikanët nuk i “bëjnë punë”

Humbja e tetë radhazi në kampionat për skuadrën e Vllaznisë në basketboll për meshkuj, që u mund 85-80 nga Kamza Basket, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Superligës. Ndonëse pritej një reagim nga ekipi shkodran në këtë sfidë, që prej dy javësh luan me një grup të përforcuar lojtarësh, përfshi edhe 3 amerikanë, fitorja nuk po vjen.

Kamza korri një fitore të artë, në një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocione, ku hera-herës pati edhe tension por në fund vendasit arritën të triumfojnë, pas një loje më të mirë në minutat e fundit. Vllaznia gaboi atëherë kur nuk pritej, duke ndërlikuar edhe më shumë pozitat e saj, në vendin e fundit, ndërsa Kamza konsolidon vendin e pestë, që të çon në play out.

Basketboll-Superliga Meshkuj, java e 8-të

Goga Basket – Teuta, 80-76

Tirana – Partizani, 92-83

Kamza Basket – Vllaznia, 85-80

Renditja: Goga Basket 14 pikë (6/2), Partizani 14 pikë (6/2), Teuta 13 pikë (5/3), Tirana 12 pikë (4/4), Kamza Basket 11 pikë (3/5), Vllaznia 8 pikë (0/8).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Basketboll