Vllaznia zyrtarizon 24-vjeçarin francez, lojtarin “polivalent”

6 Janar 2022
10:20
Alfred Lleshi
back button

Vllaznia ka zyrtarizuar përforcimin e parë në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin francez, Michaël Panos, i cili luan si mesfushor mbrojtës, por edhe në qendër e të djathtë të prapavijës. Pra, një lojtar polivalent për trajnerin Thomas Brdaric. Ja njoftimi i klubit kuqeblu me këtë rast:

“Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Michaël Panos duke firmosur me të kontratë 1-vjeçare me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Lojtari në fjalë ka disa muaj që stërvitet me skuadrën dhe nga sot është zyrtarisht pjesë e saj. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti”.

Ndërkohë, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar pasditen e djeshme seancën e parë stërvitore në Ulqin. Në dispozicion të stafit teknik kanë qenë 26 futbollistë. Stafi teknik ka vijuar me programin që ka hartuar për këtë periudhë, ndërkohë që sot kuqeblutë do të zhvillojnë dy seanca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit